Pak ditë para se ministrat e Jashtëm të mblidhen me 13 tetor në Luksemburg, ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana. Sipas tij, vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin dhjetor:
“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve.
Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, tha Blok.
Stef Blok vijon më tej:
“Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë.
Jemi informuar per mos marreveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat ne funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, shton ministri.
Për Shqipërinë pengesë sipas deputetëve holandezë është edhe ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Autoritetet holandeze janë të shqetësuara edhe pas rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia atje.