Mbi 18 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sot në Aeroportin e Rinasit, duke e çuar në total numrin e vaksinave që ka marrë Shqipëria në 1.2 milionë doza.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili shprehet se, sasia e mbërritur sot e ka çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave deri tani në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se, “do të vijojmë pa u ndalur me kryerjen e vaksinimeve derë më derë, për të rritur sa më shumë mbulesën vaksinale dhe mbrojtjen e qytetarëve”.
Me mbërritjen e tyre pritet të ketë dhe ulje të moshës së personave që do të vaksinohen
Aktualisht po kryhet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1,394 vaksinime, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimeve janë administruar 1,022,802 doza të vaksinës kundër COVID19. Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.