Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
3 606 815 fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 600 milionë lekë.
Ato janë transportuar me kamionë dhe në mesnate kanë kaluar doganën e Shkodrës.
Nën masa sigurie e me shoqërim policor, fletët e votimit janë vendosur herët në mëngjes në ambientet e KQZ në Lundër.