Ka mbërritur në Atdhe arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj e cila humbi jetën në misionin e NATO-s në Letoni nga shpërthimi i një mine.
Familjarë e 32-vjeçares, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i shtabit të FA, zyrtarë dhë kolgë të vajzës e kanë pritur në aeroportin e Rinasit.
Në orën 13:05 avioni me trupi e pajetë të efektives së FA-ve ka prekur tokën shqiptare duke sjellë nga Letonia shumë dhimbje e mall për të afërmit, miqtë e kolegët e vajzës ushtarake që nuk mundi ta çonte dot deri në fund misionin e saj të parë.