Do të mbërrijë sot në atdhe trupi i pajetë i Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në një mision të NATO-s në Letoni.
Trupi i Majorit do të mbërrijë në orën 12:45 përmes një avioni ushtarak në Rinas, ku do të kryhet ceremonia ushtarake dhe nderimet.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ceremonia shtetërore do të zhvillohet ditën e enjte (16maj) në orën 10:00-12:00 tek Muzeu Historik Kombëtar, për t’u përcjellë më pas në “Varrezat e Dëshmorëve”.
Majori Tanushi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine në një bazë ushtarake në Letoni, ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.
Majori Tanushi ndërroi jetë në spital 4 ditë pas plagëve të marrë nga shpërthimi i minës, duke lënë pas 3 fëmijë.