Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 61 milionë.
Gjithsej 61.013.957 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 13.158.303 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India (9.291.068), Brazili (6.170.827), Rusia (2.187.990), Franca (2.170.097), Spanja (1.622.632), Britania (1.574.562), Italia (1.509.875), Argjentina (1.390.388), Kolumbia (1.270.991) dhe Meksika (1.070.487).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,43 milionë njerëz, kurse mbi 42,2 milionë janë shëruar./AA