Këshilli Kombëtar i PD miratoi në parim rregulloren e re në bazë të të cilës janë përjashtuar 220 anëtarë të Këshillit. Këta janë anëtarët, të cilët nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar dhe janë rreshtuar pro Berishës.
Në rregulloren e re të miratuar gjatë mbledhjes së sotme thuhet se ‘mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë’.
Në mbledhje u diskutua edhe lidhur me ngjarjet e 8 janarit në selinë blu.
Basha mësohet të jetë shprehur se përjashtimi nga partia ‘i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur’.
“Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajën për t’u distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë”, mësohet të jetë shprehur kryedemokrati.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë disa ndryshime. Basha deklaron se z. Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetar i grupit parlamentar. Gjithashtu, Basha tha që sipas vendimit të Kryesisë, organizatorët e dhunës nuk do mbajnë pozicione drejtuese në grupin parlamentar.
‘Fillimisht dua t’ju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë.
Basha, gjithashtu ka propozuar si nënkryetar të kuvendit dhe të PD, z. Agron Gjekmarkaj.
Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike.
Ndërsa ndryshimet e tjera që kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare.
Ndryshime janë propozuar edhe drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit:
- Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
- Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
- Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi
- Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
- Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
- Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)