Kreu i Qeverisë, Albin ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Qeverisë.
Kurti me këtë rast e uroj gjithë kabinetin, të cilëve ju kërkoi që të mos rreshtin së punuari për interesat e qytetarëve të Kosovës.
“Është kënaqësi të ju shoh të gjithëve të entuziazmuar për detyrën që keni marr. Ju uroj të gjithëve për detyrat e juaja. Ky kabinet është i qytetarëve dhe ne do të punojmë për ta. Ata na e kanë dhënë besimin e mandatin. Energjia e qytetarit duhet të jenë motor për punën tonë. 100 ditët e para do të jenë të zëna më punë… Karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë për punën që e kemi”, tha Kurti, raporton Zëri.
Ai u shpreh i bindur se kabineti i ri qeveritar ka shkathtësinë dhe aftësinë për të punuar në të mirë të vendit.
“Unë nuk kamë dyshim se ne kemi aftësi dhe shkathtësi. Sytë e të gjithë popullit janë të ky kabinet qeverisës. Lë të bëhemi të thjesht e të drejtë“, tha kreu i qeverisë.