Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në një prononcim për medie, informoi mbi mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë, në 20 dhjetor, duke u shprehur se kjo mbledhje e përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.
“Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”, ka thënë Spiropali.
Mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë.
I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe me shumë gjasë edhe Albin Kurti.
Axhenda:
Ora 10:30
Mbërritja e deputetëve
Ora 11:00
Himni i Shqipërisë
Himni i Kosovës
Ose
Himni i Kosovës
Himni i Shqipërisë
(Sipas ceremonialit shtetëror të Republikës së Kosovës)
– Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
– Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
-Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
– Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
– Z.Agron Duka, Kryetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
– Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)
– Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
– Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
– Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)
– Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
-Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.
/Argumentum.al