Kryeministri Rama pas mbledhjes së qeverise ka dalë para gazetareve duke treguar vendimet e marra në këtë mbledhje
Prej ditës së nesërme 695 101 pensionistë do të përfitojnë bonusin e fundvitit prej 5 mijë lekësh.
“Falë këtij vendimi, duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë lëvrimi i bonusit të fundvitit për 695 101 pensionistë prej 5 mijë lekësh. Edhe pse kemi pasur vështirësi të posaçme këtë vit, vështirësi që dihen, përsëri për ne kjo ka qenë e padiskutueshme”, tha ai.
Kryeministri informoi se edhe mbi vendimin për pensionistët e tjerë me pensione invaliditeti.
“Jo vetëm për pensionistët, por edhe për 66 mijë të tjerë të kategorisë pensionistë me pensione invaliditeti me përfaqësuesit e të cilëve kemi pasur edhe dialog intensiv në nivelin e Ministrisë së Financave do të akordojmë edhe plus 6 mijë lekë, që shkojnë në 110 mijë lekë të vjetra për ta si kompensim i nevojshëm edhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogut që kemi zhvilluar”, tha Rama.
Po ashtu, Rama tha se qeveria do të mbështesë edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike për të cilat ka pasur disa rritje të ndihmës por mbeten në vëmendje dhe nevojë për t’u mbështetur edhe me bonusin e fundvitit.
Po ashtu, kryeministri tha se “vijojmë mbështetjen edhe për gjithë kategorinë e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve”.
Në total, sipas tij, është një paketë prej 4.3 miliard lekësh, ose rreth 40 milionë dollarë, që vihet në dispozicion të këtyre kategorive që janë edhe kategoritë më në nevojë të shoqërisë.
Kryeministri Edi Rama me kete rast ka komentuar datën 6 dhjetor ku do të mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor, ndërkohë nga ana tjetër opozita do të mbajë protestë.
Rama në fjalën e tij tha se kurrë më parë nuk ka ndodhur që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti, ndërsa shtoi se liderët evropianë vijnë në shenjë respekti për Shqipërinë.
“Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo nuk tërhiqen. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti në shprehje të qartë respekti për Shqipërinë dhe në mbështetje të asaj që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon dhe për shkak të rajonit në funksion të Evropës. Këto pastaj historitë e 1912, janë gjëra që nuk i shmangim dot, por nga ana tjetër nuk mund ta marrim dot peng as Shqipërinë dhe as më pak një samit të këtyre përmasave. Nuk është një vendim i qeverisë, por hyn në fushë siguria e samitit dhe garantimi i të gjithë masave të kërkuara të sigurisë. “- tha Rama.
Ndërsa sa i përket lajmit te nje dite me pare se 6 dhjetori do të jetë pushim, Rama e mohoi një gjë të tillë.
“Nuk ka asnjë ditë pushimi, është lajm i rremë, puna do të vazhdojë normalisht”.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë për lajmin që u publikua dje që 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi.
Ne lidhje rreth masave të marra nga Policia për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Rama tha se nuk mund të negociohen me asnjë për asgjë.
“Përsa i përket masave të sigurisë, ato nuk negociohen me askënd. Janë masa sigurie që vendosen në të gjithë standardet dhe rregullat të vendosura nga KE dhe KiE se kudo ku zhvillojë aktivitete kanë masa standarde. Ne punojmë me organizatorët e samitit”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh po ashtu per “Open Ballkan” duke thene se është një e pjellë e procesit të Berlinit.
Rama sqaroi se nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë opinionin për “Open Ballkan, pasi është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën e BE-së.
‘Ajo nuk është rezolutë e PE. Open Balkan është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e procesit të Berlinit. Në procesin e Berlinit të rifilluar kemi firmosur ato dokumente që ishin firmosur më parë në Ballkanin e Hapur. Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase ata që janë kundër është e drejta e tyre që të ketë një opinion ndryshe nga Ballkani i Hapur.’- u shpreh Rama.
/Argumentum.al