Në një mbledhjen urgjente të thirrur nga drejtuesja politike e qarkut Shkodër, ministria Edona Bilali, të ftuar kanë qenë edhe 40 këshilltarët e PS që janë pjesë e Këshillit Bashkiak Shkodrës. Ky takim urgjent ka ardhur si pasojë e mos prezencës në mbledhjen e fundit të këtij këshilli ku mes të tjerash do të votohej për kalimin e fondit sidomos për ndihmën ekonomike, por edhe problematika të tjera që ka kjo Bashki. Edhe pse në mungesë të disa prej këshilltarëve, në një lidhje online zj. Bilali, u është drejtuar të pranishmëve, por edhe atyre që mungonin se të qënit pjesë e këtij këshilli nuk është çështje personale, por prania e votuesve dhe e Partisë Socialiste që u është besuar vota e qytetarëve shkodranë. Ndërkohë kjo mbledhje është shoqëruar me debate. Ministria Bilali u shpreh duke thënë se në radhët e PS ka një pakicë të cilët nxisin të tjerët për interesat e tyre personale deri që të bojkotojnë mbledhjet e këshillit bashkiak. Pasja e mazhorancës në këshill ka qenë një shans i shkëlqyer për ti treguar qytetit çfarë mund të bëjë më shumë e më mirë Partia Socialiste për to – është shprehur në fillim të takimit Ministria Bilali.
Ministria Bilali ka theksuar se ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores, sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme. Duke vijuar se: “Ne respektojmë çdo palë zgjedhje vendimin e qytetarëve edhe kur ato vijojnë të votojnë PD-në për herën e radhës por ne duhet të respektojmë e shërbejmë aq shumë qytetarëve sa ti fusim ato në borxh me ne e jo të pasqyrojmë këtë model.”
Këshilltarët e pranishëm në mbledhje janë shprehur të indinjuar për mos praninë e kolegëve në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Këshilltarja Brixha, me tone të forta ndau të njëjtin shqetësim me drejtuesen politike, por duke u distancuar dhe theksuar që nuk e ndjen veten pjesë e këtij bojkoti. Ndërkohë këshilltari Vukaj kërkoi që anëtarët e këshillit të thërriten më shpesh ku mund të bashkëndajmë edhe orientimet politike. Z. Hilmi Lakti këshilltar dhe aktualisht bashkëkryetar i Partisë Socialiste të Bashkisë Shkodër ka pranuar që situata nuk është aspak e drejtë dhe që duhet bashkërisht të diskutohet që kjo situatat të mos përsëritet, gjë të cilën ka konfirmuar edhe kryetarja aktuale e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia.
Drejtuesja e qarkut zj. Bilali ka theksuar edhe njëherë që nuk flitet për qëndrime të një forme ose një tjetre por për prezencën fizike në sallë që është kushti minimal i detyrës që kanë marrë përsipër e duhet ta bëjnë me nder. Ajo i ka kujtuar edhe njëherë këshilltarëve, veçanërisht atyre që përfaqësojnë zona të margjinalizuara që me mos kalimin e ndihmës ekonomike ato janë future në turp para qytetarëve të majtë e djathtë pa dallim dhe që ky gabim duhet korrigjuar por edhe marrë pasa që mos të përsëritej më. Ministria Bilali e ka mbyllur fjalën duke thënë: “Ju respektoj për profesionet, eksperiencën, ekspertizën që sillni por të jem shumë e qartë: për asnjë emër të përveçëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përveçëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave.” Sot rreth orës 17:00 është lënë mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak ku edhe do të shikohet nëse mbledhja e djeshme me tone të forta të Drejtueses Politike i ka dhënë ose jo frytet e veta.
/Argumentum.al