Një mbrëmje-homazh për Dritëro Agollin u zhvillua në fundjavë, me vargjet e tij të pazbuluara. Publiku shijoi vargjet e Dritëroit përmes interpretimit emocionues të aktores Ema Andrea dhe këngëtarit Gjergj Kaçinari.
Aktiviteti u zhvillua pranë sheshit “Skënderbej”, ku përveç interpretimit të vargjeve, një pjesë e tyre të kthyera në këngë, pati edhe performanca koreografike.
Në këtë aktivitet që zhvillohet në muajin e tij të lindjes, ishin të pranishëm familjarë, miq e adhurues të shkrimtarit.

Mbrëmja ishte si një homazh i gjallë për jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar Dritëro Agollit, duke përforcuar pozitat e tij si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë shqipe, ndërkohë që vargjet e tij vazhdojnë të frymëzojnë brezat edhe pas largimit fizik./ATA