Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta është mbledhur dhe ka vendosur mbylljen e hetimeve për procesin e shkarkimit të Metës.
Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur letrës së Komisionit Hetimor që e kërkoi në seancë dëgjimore.
Në një shkresë zyrtare, Presidenti shkruan se ky komision e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohur këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht.
Anëtari i Komisionit Hetimor, Spartak Braho ka propozuar që presidenti Ilir Meta të thirret me dhunë në Komisionin Hetimor. Braho i kujtoi kohën kur ai ishte kryeministër që kishte thirru me dhunë ish-kryeministrin Sali Berisha, që ai e cilëson ‘mistër Debulesa’.
‘‘Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është edhe çështje vullneti. Ai nuk ka vullnet të njohë Kuvendin, Komisionin Hetimor e jo më të përgjigjet për kërkesat e parlamentit. Ky president nuk ka karakter. Më kujtohet kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë, ‘mistër debulesën’ Berishën, sikundër Berisha e ka marrë Metën me dhunë. Ky veç të tjerash akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë, që parashikohet në Kod Penal. Meta duhet të thirret me dhunë nesër, kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im!’ -tha Braho.
Pas propozimit të deputetit Spartak Braho, deputetja e PS Vasilika Hysi është shprehur kundër.
“Do të doja të theksoja se lidhur me shkresën e sjellë nga presidenti që ne jo paqëllim ja kemi treguar kërkesën për tu paraqitur. Në shkresë aludohet se ne nuk kemi lexuar përgjigjet e presidentit, duke vënë në shkresë faktin që ne nuk i lexojmë shkresat. Në fakt kjo është për transparence dhe për rekorde. Çdo deputet i këtij komisioni, unë i kam dëgjuar përgjigjet e Presidentit. Do të doja që Presidenti të mos ishte autori i shkrimit të kësaj përgjigje, por të kenë qene lapsuse. Sepse ne kemi theksuar që për shkak të ngarkesës që ka presidenti në këtë periudhë ta zgjidhe vetë ditën dhe orën. Unë nuk jam që ta thërrasim me forcë. Në këtë moment nuk duhet të tregojmë para publikut të gjere shfaqje që nuk janë aspak në të mirë, qoftë për qytetarët, për imazhin e Republikës Parlamentare, për imazhin e institucionit, pasi boll është dëmtuar imazhi. Bie dakord me propozimin e Bushkës. Mos dorëzoni me kërkesa institucionit të presidentit. Kemi ezauruar çdo mjet. Nuk do doja që në arkivin e Parlamentit, brezat e tjerë të gjejnë letra që do ti vinin turp për ti lexuar”, deklaroi Hysi.
Edhe deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi se është kundër thirrjes me forcë.
“Jam dakord me zonjën Hysi. Nuk kemi pse dërgojmë shkresa. Respektet për institucionet e këtij vendi duhet t’i kemi të barabarta. Respektet personale, nëse nuk më respekton një herë personalisht, as ma ndjen fare. Nuk besoj se e kemi thirrur personalisht në komision”, tha Murrizi.
Nderkohe Nga Presidenca Komisionit i eshte derguar nje leter ku arsyeton pse Presidenti nuk paraqitet ne kete komision hetimor.
“Para së gjithash, ju bëjmë sërish me dije se, Kuvendi i Shqipërisë e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohur këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht.
Me veprimtarinë e tyre të zhvilluar në shkelje të parashikimeve të detyrueshme për zbatim, Kuvendi e humbi mundësinë e dhënë nga Presidenti i Republikës për të respektuar Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit.
Lidhur me këtë lloj njoftimi të përsëritur nga ana juaj, Presidenti e ka shprehur qartë vullnetin dhe qëndrimin e tij në shkresën me nr. prot. 1651, datë 16.5.2021.
Kjo letër dhe ky vullnet i Presidentit të Republikës ju është përcjellë tashmë dy herë. Së fundmi dhe me shkresën me nr. prot. 1651/3, datë 21.5.2021, dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë në po të njëjtën datë, në orën 14:30.
Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë, vijon me përgatitjen e dosjeve fiktive, përmes njoftimeve të parapërgatitura, me qëllim që të duket sikur po zhvillon një proces që respekton procedurën.
Mjafton këtu vetëm të përmendim faktin se, pa pritur ende përgjigjen e Institucionit të Presidentit të Republikës për shkresën tuaj me nr. prot. 1081/32, datë 18.05.2021, (përgjigjen e së cilës e ka marrë me shkresën nr. prot. 1651/3, datë 21.5.2021, administruar nga Kuvendi në orën 14:30),Kuvendi ka përcjellëpërmes shkresës nr. 1081/36 prot, datë 21.05.2021,Kuvendi përsërit të njëjtën kërkesëpër të cilën tashmë kishte marrë përgjigje.
Gjithsesi, ju sjellim në vëmendje se, Presidenti i Republikës ka bërë të qartë qëndrimin e tij se, nuk bëhet palë me askënd në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, thuhet nder te tjera ne letren e Presidences derguar Kuvendit te Shqiperise.
/argumentum.al