Pas protestës para parlamentit, Basha ka mbyllur protestën me një fjalim në oborrin e selisë blu. Basha tha se protesta e radhës është në datë 16 mars para Kryeministrisë, sikur tha ai për të përcjellë Edi Ramën përfundimisht. “Mirësevini në shtëpinë e lirisë.
Sot në të katërtën protestë radhazi populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të asamblesë së krimit dhe nxjerrjen lakuriq para popullit si kazani i plehrave. Dita e sotme ka një rëndësi, ka meritën për ndezjen e shpresës për cdo shqiptar.Shumë prej jush prej më shumë se gjashtë orësh në protestë dhe nuk iu shkohet në shtëpi apo jo? Sot e kemi cuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetëm ku do të kalojë e ardhmja e cdo shqiptari, zgjidhja e vetme është largimi i Ramës. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë së kësaj beteje që do të vijojë me bashkimin më të madh. Edhe miqtë e tij më të ngushtë e dinë fare mirë të vërtetën që ju keni bucitur sot, Rama ka mbaruar. Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, më shumë do i shtohet makthi.
Ndaj u bëj një thirrje të gjithëve; të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të europës, të zgjedhjeve të parakohshme pa Ramën kryeministër. Me 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë Ramën, për të cliruar Shqipërinë, madje për të cliruar edhe Partinë Socialiste. Falenderoj ata burra e gra që dorëzuan mandatet vijuese. Gati për uraganin e pamposhtur në 16 mars” përfundoi fjalën Basha.