Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter ka reaguar lidhur me mbylljen e pjesshme të shkollave në vendin tonë, duek thene se Rama nuk ka plan për pandeminë dhe se e ka humbur kontrollin ndaj saj.
KJo pasi Kryeministri, Rama një ditë më parë deklaroi se “ fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus “ ndërsa sot shpall mbylljen e pjesshme të tyre.
Reagimi në Twitter:
Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”.
Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave.
Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan.
Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!</p>— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) <a href=”https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1331622669142396938?ref_src=twsrc%5Etfw”>November 25, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>