Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i paaftë e frikacak dhe se po e shkatërron marrëdhëniet me Rusinë.
Kështu shkruan media ruse Regnum, duke shtuar se kjo u bë e qartë pas nënshkrimit të marrëveshjes më Washington ndërmjet Kosovës dhe Serisë.
Kjo media thotë se, qëllimi kryesor i këtij dokumenti është distancimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina dhe afrimi me Perëndimin.
“Qëllimet nuk ishin konstruktive, por shkatërruese, kryesorja ishte që të prishet lidhja midis Serbisë dhe Rusisë. Marrëveshja e Washingtonit mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet serbo-ruse, nga të cilat pala ruse, duke ditur si amerikanët ashtu edhe Vuçiqin, me sa duket kishte frikë”, shkruan kjo medie.
Regnum shkruan se pasojat kryesore të marrëveshjes janë në planin politik.
“Pasojat kryesore të marrëveshjes së Washingtonit qëndrojnë në planin politik, pasi Serbia, e përfaqësuar nga Vuçiqi, është pajtuar që Izraeli duhet të njohë Kosovën dhe vetë Serbia si një shërbim reciprok, së bashku me disa nga aleatët më besnikë kanë zhvendosur ambasadën e tyre në Jeruzalem, gjë për të cilën të gjitha qeveritë e Izraelit kanë ëndërruar që nga viti 1967. Me këtë, Serbia pësoi zemërimin e të gjithë botës myslimane. Ky hap përfundimisht prish më tej marrëdhëniet jo vetëm me ta, por edhe me myslimanët në Serbi dhe në rajon”, shkruan Regnum, transmeton Telegrafi.