Nga data 8 deri më 10 nëntor, Ambasadorja SH.S.Znj. Jiang Yu (Perfaqesuesja e Keshilltarit te Shtetit dhe Ministrit te Jashtem te Kines, njekohesisht Perfaqesuesja e Posacme e MPJ te Kines per Bashkepunimin midis Kines dhe Vendeve te Evropes Qendrore dhe Lindore), vizitoi Shqipërinë, njofton ambasada e Kines në Tiranë në rrjetin social Facebook.
Gjate vizites në Shqipëri delegacioni kinez i kryesuar nga Përfaqësuesja e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për bashkëpunimin Kinë-Europë Qendrore e Lindore, ambasadorja Jiang Yu u prit në takime të veçanta nga presidenti i Republikës Bajram Beqaj, zëvendësministrja e jashtme Artemis Malo dhe kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë të Kuvendit të Shqipërisë Bardhyl Kollçaku.
Të dyja palët zhvilluan shkëmbime të thelluara mbi marrëdhëniet kino-shqiptare,bashkëpunimin praktik midis dy vendeve dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke arritur konsensus të gjerë.
Në takim me përfaqësues të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë së Shqipërisë, Përfaqësuesja e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për bashkëpunimin Kinë-Europë Qendrore e Lindore, ambasadorja Jiang Yu, u shpreh se Kina i përkushtohet zhvillimit të bashkëpunimit miqësor me vendet e Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë Shqipërinë, dhe mirëpret produktet cilësore karakteristike shqiptare të futen në tregun kinez.
Ambasadorja Jiang dhe Presidentja Muçostepa morën pjesë gjithashtu në promovimin e produkteve shqiptare të organizuar së bashku nga Ambasada Kineze në Shqipëri, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërsë dhe Agjencia e Tregtisë e Bashkise Ningbo te Kinës.
Kjo ndërton një urë për ndërmarrjet kineze dhe shqiptare për t’u lidhur dhe negociuar, dhe do të injektojë një shtysë të fortë në bashkëpunimin në import dhe eksport midis dy vendeve.
Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding i shoqëroi në aktivitetet përkatëse.
/Argumentum.al