Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi sot në Bruksel një takim trepalësh me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johansson dhe homologun nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski.
Në këtë takim u diskutua ndër të tjera për menaxhimin e flukseve migratore që vijnë nga Afrika dhe Lindja e Mesme me destinacion final Evropën.
Çuçi theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “Shqipëria ka një përvojë të mirë në këtë drejtim falë edhe bashkëpunimit me FRONTEX”.
Në takim u fol gjithashtu për bashkërendimin e punës në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.