Ka një rrezik të madh vendimi që mund të marrë Brukseli për të gjobitur Italinë për shkak të mosuljes së defiçitit të borxhit të saj; dhe nuk është thellimi i mëtejshëm i krizës ekonomike, por është fakti se ky vendim do të vijë në një kohë kaotike për politikën në Romë.
Partitë që udhëheqin Italinë, ‘Liga’ dhe ‘Pesë Yjet’, së bashku me liderët e tyre respektivë, as nuk mund të bien në dakordësi për vazhdimin e kualicionit të tyre qeverisës, e jo më për politikat ekononmike që duhet të ndërmarrë Italia. Teknokrati në Ministrinë e Financave, Giovanni Tria, është tërësisht i pafuqishëm në mesin e kësaj situate, ndaj janë liderët populistë të italisë ato që duhet të ndajnë menndjen dhe të vendosin, para se situata të dalë akoma më shumë jashtë kontrollit.
Gjëja më e habitshme për raportin e Komisionit është se ai nuk erdhi më shpejt. Në fund të vitit të kaluar, Brukseli zgjodhi të hiqte dorë nga qendrimi i mëparshëm me Italinë, pasi Roma bëri disa lëshime të minutës së fundit mbi objektivat e saj të defiçitit. Këto objektiva të reja të defiçitit dhe borxhit ishin gjithmonë të vështira për t’u besuar, pasi ato bazoheshin në parashikime optimiste të rritjes ekonomike dhe një plan privatizimi që ka formë, por nuk ka përmbajtje. Megjithatë, Brukseli i dha Italisë kohë dhe besim dhe vendosi se ishte më mirë të shmangë një përplasje fill përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian.
Tani është e pamundur që Komisioni të shmangë përplasjen me Italinë. Raporti i borxhit të Italisë ndaj PBB-së vazhdoi të rritet vitin e kaluar, referuar të dhënave. Ndërsa është e vërtetë se rritja u ngadalësua në të gjithë BE-në, recesioni i Italisë ishte pjesërisht i shkaktuar nga vetë politika e brendshme ekonomike e saj. Programi i koalicionit përfshinte masa të buta shpenzuese, të cilat nxitën një rritje të madhe të obligacioneve.
Për më tepër, nuk ka shenja se Italia është serioze në lidhje me zvogëlimin e borxhit të saj në të ardhmen. Qeveria thotë se do të nxjerrë më shumë se 20 miliardë euro kursime vitin e ardhshëm, ose do të rrisë TVSH-në, por politikanët janë zotuar vazhdimisht se taksat nuk do të rriten. Thuhet se ministria e Trias nuk mund të përcaktojë asnjë fushë ku ka ndërmend të shkurtojë shpenzimet publike në përgjigjen e saj ndaj Komisionit. Pa dyshim, sepse udhëheqësit e koalicionit nuk do ta lejonin atë. Nëse rregullat fiskale të BE-së kanë ndonjë kredibilitet të mbetur, një proces disiplinor është i pashmangshëm.
Një qeveri e fortë do të bënte një nga dy këto gjëra. Opsioni i parë do të ishte hartimi i një qasjeje pajtuese dhe gjetja e bazës së përbashkët me Komisionin. Procesi disiplinor është ende në një fazë të hershme dhe ministrat e financave të BE-së do të jenë në gjendje të thonë nëse janë dakord me ndonjë propozim të ri italian, deri në muajin e ardhshëm. Pa këtë, Italia rrezikon një sanksion financiar prej deri në 0.2% të PBB (rreth 3.5 miliardë euro), një dënim i paprecedent. Në skenarin më të mirë, Trias do t’i jepej një mandat politik për të identifikuar fusha të qarta kursimi për vitin e ardhshëm, duke i dhënë gjithashtu rehati investitorëve.
Alternativa ndaj këtyre do të ishte adoptimi i një qëndrimi konfrontues dhe injorimi i Komisionit. ‘Liga’ dhe ‘Pesë Yjet’ mund të mendojnë se kanë një mandat nga votuesit për të goditur rregullat fiskale të BE dhe për të kaluar masa fuqishëm ekspansioniste, duke përfshirë shkurtimet e taksave. Natyrisht, kjo do të kishte një kosto të madhe politike dhe ekonomike, duke shkuar përtej një sanksioni financiar. Investitorët pothuajse me siguri do të kërkonin prime më të larta të rrezikut për borxhin italian, duke i shtyrë kostot e huamarrjes së vendit edhe më shumë. Italia gjithashtu do të jetë e izoluar brenda BE-së, në një kohë kur po shpërndahen pozitat kyçe në Komisionin dhe Bankën Qendrore Evropiane.
Problemi është se qeveria e tanishme nuk është në një pozicion koherent për të vendosur për ndonjë nga këto alternativa. Rezultatet e zgjedhjeve evropiane ngritën pyetje të thella rreth qëndrueshmërisë së koalicionit. ‘Liga’ e Matteo Salvinit, e cila është nominalisht partneri i vogël, dyfishoi pjesën e tij të votës në më shumë se 34%. Ndërkohë, ‘Pesë Yjet’ e Luigi Di Maio përfundoi në vend të tretë. Të dy partnerët po grinden vazhdimisht, pasi Salvini përpiqet të nxjerrë sa më shumë koncesione nga Di Maio. Të hënën, Conte i pambështetur, i cili ka për qëllim të balancojë dy palët, tha se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, nëse aleatët nuk do të grindeshin më për dallimet e tyre.
Për fat të keq, ‘Liga’ dhe ‘Pesë Yjet’mendojnë se është ende në interes të tyre për t’i lënë gjërat sikurse janë. Salvini mund të përsërisë rezultatin e tij të shkëlqyer europian edhe në zgjedhje kombëtare. Di Maio ka frikë se nëse mbahen zghjeje kombëtare, do të humbasë shumë vende në parlament. Megjithatë, një qeveri e dobët është gjëja e fundit që i duhet Italisë. Vendi duhet të vendosë se çfarë të bëjë me procesin disiplinor dhe më e rëndësishmja, çfarë duhet të përfshijë në buxhetin e vitit 2020, Rendimenti i obligacioneve mbetet i rrezikshëm dhe mund të rritet më tej duke pasur parasysh sfondin politik dhe ekonomik.
Salvini dhe Di Maio janë zotuar vazhdimisht se qeveria e tyre do të zgjasë edhe për katër vjet të tjera. Por nëse nuk mund të punojnë më gjatë, do të ishte më mirë të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme. Në këtë mënyrë ata do të duhet t’u tregojnë italianëve se cilat janë planet e tyre ekonomike. Dyshimi dhe paqartësia nuk i shërben askujt.