Në vitin 2023 Shqipëria përfundoi me sukses procesin screening, i cili shënoi një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, bëri të ditur sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në përmbylljen me sukses të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit shqiptar (screening) për të vlerësuar përputhshmërinë me BE, u përfshinë 1000 ekspertë dhe u zhvilluan 300 takime në 14 muaj.
Gjithashtu, gjatë vitit 2023 u mbajt Procesi i Berlinit për herë të parë në Tiranë, që shënoi një moment historik dhe të suksesshëm për Shqipërinë.
Mbyllja me sukses e Presidencës së Procesit të Berlinit dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor, kulmoi me Ministerialin dhe Samitin.
Në kuadër të këtij procesi hynë në fuqi tre marrëveshjeve për lëvizjen e lirë, të nënshkruara në vitin 2022, në Berlin.
Gjithashtu u bë e mundur hyrja në fuqi e marrëveshjes së uljes së tarifave Roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
U hap Kolegji i Evropës në Tiranë.
Si dhe u nënshkrua marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale “Farmacistë, veterinerë, infermierë dhe mami”.
Për vitin 2024 Shqipëria mbetet e përkushtuar në avancimin e procesit të negociatave të anëtarësimit nëpërmjet hapjes së grup kapitujve.
/Argumentum.al