Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas dyshimeve të Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov i cili tha se ka informacione se mercenare nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnia e Hercegovina po rekrutohen për t’u vendosur në Donbass për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë.
Reagimi i plotë i MEPJ:
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlbanianMEFA%2Fposts%2F277382091201936&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”238″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>