Merkel si burrёshtetase. Thunberg del jashtё kontrollit e revoltuar dhe me lotё nё sy. Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё: me tone pajtimi. Trump: duartroket dhe ikёn. Nё samitin e klimёs pёrplasen botё tё ndryshme.
Kur Angela Merkel doli nё pult, emocionet nё sallё sёrish janё zbehur. Xhaketё e kaltёr nё sfond tё kaltёr. Me seriozitet ajo e ka kuptuar shpёrthimin e indinjatёs, dёshmitare e sё cilёs u bё edhe kancelarja nё kёto momente. “Ne e kemi dёgjuar alarmin e zgjimit nga tё rinjtё”, e nis fjalimin Merkel duke lexuar manuskriptin qё ka pёpara. Ajo nuk e pёrmend me emёr Greta Thunberg. E si rrjedhojё zёdhёnёsi i qeverisё, Steffen Seibert me nxitim publikoi njё fotografi nё Twitter, qё tregon kancelaren me vajzёn e re suedeze.
“Ne kemi vetёm njё Tokё “, thotё Merkel duke pohuar sёrish qëndrimin e saj pro Marrёveshjes sё Parisit pёr Klimёn. Vendet e industrializuara janё shkaktarёt kryesorё tё ngrohjes sё Tokёs, vendet nё zhvillim nё tё kundёrt janё ata qё mbajnё nё kurriz pasojat. Gjermania e sheh pёrgjegjёsinё e saj nё nivel kombёtar dhe ndёrkombёtar. Mjetet pёr mbrojtjen mbarёbotёrore tё klimёs nё raport me vitin 2014 janё shtuar nga dy nё katёr miliardё Euro.
Nё Gjermani jeton rreth njё pёrqind e popullsisё botёrore – e megjithatё kuota mbarёbotёrore e emetimeve tё dioksidit tё karbonit CO2 ёshtё dy pёrqind, llogarit Merkel. “Pra nёse tё gjithё do tё vepronin si Gjermania, emisionet do tё dyfishoheshin.” Ndaj qeveria gjermane do tё veprojё energjekisht pёr ta frenuar kёtё proces, premtoi kancelarja – duke paraqitur pikat kyҁ tё paketёs pёr klimёn, qё sapo e prezantoi qeveria nё Berlin.
Thunberg: “Si mundet ta bёnit kёtё?”
Krejt ndryshe ishte atmosfera nё sallё kur aktivistja suedeze e klimёs Greta Thunberg – duke qëndruar e ulur, por shumё mё energjike se Merkel qё referoi duke qendruar nё kёmbё – iu drejtua politikanёve tё mbledhur nё sallё. Ajo i akuzoi ata pёr dёshtim tё rёndё nё mbrojtjen e klimёs. “Njerёzit vuajnё. Njerёzit vdesin. Ne ndodhemi nё fillim tё njё asgjёsimi masiv, dhe e gjitha pёr ҁfarё ju mund tё mendoni janё paratё dhe pёrrallat pёr rritjen e pёrhershme ekonomike”, bёri thirrje Thunberg me lot nё sy.
Shumё shpejt fjalimi i saj pёrshkallёzoi nё njё indinjatё akuzuese. “Si mundёt ju tё rrёmbeni ёndrrat dhe fёmijёrinё time me fjalёt boshe?”, pyeti Thunberg. Qysh nё fjalёt e para kishte kёrcёnim: “Mesazhi im ёshtё: Ne ju vёzhgojmё juve. Nёse na lini nё baltё, ne nuk do t’ua harrojmё kurrё.”
Sekretari i Pёrgjithshёm tё OKB-sё António Guterres nё fjalёn e tij tё hapjes tёrhoqi vёmendjen, se duhet nxituar, koha nuk pret, ashtu sikurse thekson suedezja dhe lёvizja e iniciuar prej saj Fridays-for-Future. “Ky nuk ёshtё samit i fjalimeve pёr klimёn. Ne kemi folur mjaft. Me natyrёn nuk negociohet. Ky ёshtё samiti i veprave”, tha Guterres. Ai u dha tё drejtё aktivistёve tё rinj tё klimёs, kur ata kёrkojnё „veprim tё menjёhershёm”. Brezi mё i moshuar deri tani ka dёshtuar nё mbrojtjen e klimёs.
950 termocentrale tё reja vetёm nё Afrikё
Si pjesё e njё kthese globale nuk duhet vazhduar tё mbёshteten mё „me miliarda para nga taksat” sektorёt e energjive fosile, tha sekeretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё. Nё mbarё botёn duhet tё hiqet dorё nga ndёrtimi i termocentraleve. Por sipas ministrit gjerman tё Mjedisit, Gerd Müller, ndёrkohё vetёm nё Afrikё janё planifikuar ose janё nё ndёrtim e sipёr 950 termocentrale tё reja.
Edhe presidenti i SHBA-sё Donald Trump papritur u shfaq nё samit nё Nju Jork – megjithatё vetёm pёr pak minuta. Trump u ul nё plenum, dёgjoi disa sekuenca tё fjalimit tё kryeministrit tё Indisё, Narendra Modi, duartrokiti dhe u largua. Presidenti i SHBA-sё ka shprehur vazhdimisht dyshime ndaj ndryshimit tё klimёs tё shkaktuar prej njeriut. Mё 2017 ai shpalli daljen e vendit tё tij nga Marrёveshja e Parisit pёr Klimёn tё vendosur nё vitin 2015.