Ish-kryeministri Sali Berisha ështe paraqitur për herë të parë këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme(SPAK).
Berisha është thirrur në organin e akuzës për t’u marrë në pyetje në lidhje me aferën “Partizani”.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Berisha theksoi se me paraqitjen e tij përballë drejtësisë, ai përfaqëson shqiptarët dhe pluralizmin në vend.
“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore”, tha Berisha.
Prej tre javësh ish-kryeministri ndodhet në “Arrest shtëpie” pasi po hetohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv” në lidhje me këtë çështje.
Berisha, nën hetim për akuzën e korrupsionit, në një prononcim për mediet tha se prania në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion është për të shembur piramidën e mashtrimit të ndërtuar në dëm të tij.
Ndersa ne eprfudnim te seances, e cila zgjati rreth dy ore Berisha tha se në SPAK gjeti një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk ukuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.
Berisha tha gjithashtu se prokurorët kishin fshehur ligjin e vitit 2004, mbi të cilin ishte bazuar Berisha në vendimmarrjet e tij, që sipas tij, të mund të montonin akuzat politike ndaj tij.
“Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme. Gjeta aty një grup të terrorizuar. Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama dhe unë”, tha Berisha për gazetarët dhe mbështetësit që e pritën të dalë nga seanca e marrjes në pyetje.
“I pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju”, u shpreh Berisha duke iu referuara masave të forta të sigurisë në institucion.
“Iu deklarova se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson, se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe ky ka qenë qëllimi më kryesor i amendamentit, ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2012, në të cilin PD, qeveria e saj bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve”, tha Berisha.
“Së dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’ua them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që në prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij”, tha Berisha.
“Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar”, tha Berisha.
/Argumentum.al