Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në rrjetin social Tik Tok një mesazh në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Berisha tha se sot shqiptarët kanë një problem shumë të madh, regjimin që po i përzë ata nga vendi i tyre.
“Me këtë mesazh dua të uroj nga zemra gëzuar ditën e flamurit. Ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Të shpreh nderimin tim të thellë për Ismail Qemalin dhe ata burra dhe gra që sakrifikuan me të gjitha format për të bërë të mundur pavarësinë e këtij vendit.
Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave. Pa pavarësinë ne do të ishim vidhisur në honet e Ballkanit. Lavdi zotit sot ne jemi në Shqipëri dhe Kosovë dhe kudo që ndodhemi. Por sot kemi një problem shumë të madh.
Këtë regjim që me politikat që ndjek me plaçkitjen e pasurisë kombëtare dhe fondeve publike po përzë shqiptarët. Kjo ditë është thirrje për çdo të ri që të marrë përgjegjësinë që Shqipërinë ta shndërrojë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona, në shtëpinë e të ardhmes tonë”, tha Berisha.