“Është urgjente që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialog”.
Kështu tha Ndihëms Sekretarja Amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti.
Donfried, në një konferencëpër media sëbashku me Kurtin, theksoi se dialogu është mëse i nevojshëm që të sjell marrëveshjen me njohje të ndërsjellë mes pales serbe dhe kosovare.
Sipas diplomates amerikane, kjo është mënyra e vetme që t’i përgjigjen Kremlinit për tendencat për destabilizim të rajonit.
“Lufta brutale e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës, është thirrje për të gjithë ne, përkundër përparimit të madh të SHBA-së, Kosovës dhe shteteve që kanë bërë, është që kurrë nuk duhet ta marrim paqen apo institucionet tona demokratike për të mirëqenë. SHBA duan që ta shohin Kosovën duke marrë vendin e vet të duhur në institucionet europiane dhe euroatlantike”.
“Për këtë çështje ne i japim kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë në marrëdhënie të normalizuara, të qëndruara, me njohje të dyanshme me fqinjin tuaj Serbinë”, deklaroi ajo.Tutje tha se status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Europës, por i bën të mira Kremlinit.
“Rusia beson se një Ballkan i cili është më i fuqishëm me prosperitet demokratik më i qëndrueshëm, do të jetë një kërcënim për influencën e tij. Mënyra më e mirë për t’ju kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit, për ta destabilizuar rajonin, janë të thjeshta. Kosova dhe Serbia duhet të bëhen bashkë dhe në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja”, u shpreh ajo.
Ndryshe, ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 prill.
Pas Kosovës, ajo viziton Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.