Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, propozimin e Kryeministri për të emëruar Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i rënë më 26 nëntor që la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara.
Pas dekretimit të Metës, automatikisht Ahmetaj është Ministri i Shtetit për Rindërtimin.
Ai u propozua po sot në këtë post të shtuar nga kreu i qeverisë Edi Rama.