Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme.
Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta i cili zhvilloi sot një takim me bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.
“Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi”,- bënë me dije Meta. “Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme”, – thekson Kreu i Shtetit.