Nga Gjykata Kushtetuese ku ka shkuar për të paditur Ligjin mbi Teatrin, presidenti Ilir Meta u shpreh se Rilindja do të përgjigjet para gjykatave vendase dhe të huaja për këtë ligji dhe vepra të tjera, sipas tij.
Meta theksoi se vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese për shkak të Edi Ramës.
Ai e cilësoi padinë e tij në gjykatë si një akt madhor ndërsa shtoi se do të jetë garant i sundimit të ligjit.
“Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka ky akt sot, në koherencë me përpjekjet e mia në raport me kuvendin, qeverinë, të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit në dhunim të rendit kushtetues dhe njëkohësisht në kundërshtim të plotë edhe me interesat kombëtare.
Si asnjëherë më parë kryhet në harmoni, një krim kushtetues kombëtar kulturor, e gjitha në interesa të asaj që mund ta quaj rregull i oligarkëve” tha Meta.