Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme për të publikuar prova të reja për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.
Kreu i shtetit deklaroi se do të paraqesë prova të tjera kundër kreut të KED lidhur me shkeljet ligjore ne emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
“Do të depozitojmë një shtesë kallëzimi në padinë ndaj të pandehurit Ardian Dvorani. Dvoranit duhet t’i ndalohet menjëherë ushtrimi i detyrës për të bllokuar institucionet e drejtësisë”,- deklaroi kreu i shtetit.
Duke e nisur fjalën e tij me një mirëseardhje në atë që e quajti “Kështjella e mbrojtës së kushtetutës dhe demokracisë, Meta ka deklaruar se: “Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të tij gjatë kryesimit të KED për2019. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet ti ndalohet ushtrimi veprimtarisë kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruaj vetes”.
Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk do të lejojë instalimin e grushtit të shtetit. Meta thotë se votimi i ndryshimeve të pr/ligjit për gjykatën Kushtetuese, është atentat i rëndë me qëllim kontrollin mafioz të pushtetit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
Meta thotë se Komisioni i Venecias u keqpërdor në funksion të mbulimit të realizimit final të grushtit të shtetit
Presidenti Ilir Meta deklaron: Kuvendi në mënyrë më të pabesë e të pamoralshme disa orë para se të zhvillonte takimin me ta, në datën 12 shkurt, mbasdite vonë, voton në seancë plenare në errësirë të plotë pr/ligjin për disa shtesa e ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pikërisht në ligjin nr.14 datë 12 shkurt 2020, ndryshon atë nen të ligjit që rregullonte procesin e betimit të gjyqtarit kushtetues duke i dhënë vetë përgjigje pyetjeve që priste të merrte nga Komisioni i Venecias që e kishte ftuar para 2 muajsh.
Përmbajtja e këtij të votuar me kaq urgjencë nga Kuvendi ligji dhunon në mënyrë flagrante nenin 129 të Kushtetutës dhe njëkohësisht të gjitha parimet themelore kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe ndarjes e balancimit të pushteteve.
Votimi i ligjit është tjetër atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetutës me qëllim kontrollin mafizoz të proçesit të emërimeve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese..
…
Si president, përfaqësues i popullit dhe kreu i shtetit i kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor në funksion të mbulimit të realizimit final të grushtit të shtetit. I siguroj se Republika e Shqipërisë edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, përmes ndërrimit të Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese të shtetit PPP. Si president do të marr pjesë vetë në seancën plenare të komisionit të Venecia”
© Argumentum