Presidenti Ilir Meta ka folur hapur në takimin e OSBE-së, teksa ka nënvizuar se “do të kisha dashur një gjendje më optimiste politike të vendit tonë, të paraprirë nga një dialog politik i mirë-strukturuar dhe konsensus i përparuar mbi 5 fushat kryesore të reformave”
Me tej presidenti ka pranuar se “nuk e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradësh të arsyeshme sa më shpejt të jetë e nmundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”.
Kreu i Shtetit vlerësoi rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon mbrojtjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.
Presidenti theksoi se është me rëndësi të madhe që OSBE-ja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre evropian dhe euroatlantik.