Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski deklaroi se është e papranueshme që të negociohet për Goce Dellçevin, për shkak se ai është vete Maqedonia.
Mickoski këtë e theksoi për TV Alfa, i pyetur lidhur me negociatat maqedonaso- bullgare për tejkalimin e dallimeve rreth personaliteteve të historisë, në kuadër të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, përcjell INA.
Sipas tij, kjo temë është prekëse për të kur përmendet emri i Goce Dellçev, pasi që siç tha bëhet fjalë për një hero që lidhet ngushtë me Maqedoninë.
Ai shtoi se Maqedonia ka shumë heronj, por me figurën dhe veprën e Dellçevit është udhëhequr dhe krijuar ky shtet. (INA)