Marrëveshja e Prespës është realitet i cili nuk na pëlqen. Por nëse nuk respektohet ai realitet në kuadër të funksionimit administrative të institucioneve atëherë do të kemi probleme me instancat tjera – prokurori, gjyqësi. Nëse do të punojmë ai realitet një ditë kur do të kemi mundësi të ndryshojë unë them po, punojmë, thotë kryetari I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
“Ne funksionojmë në këtë realitet. Kjo parti ka deputetë brenda Kuvendit, ata deputetë kanë nënshkruar një deklaratë me deklaratën e re. Kush e solli atë realitet të ri? Zoran Zaev e solli dhe për atë realitet kemi folur shumë herë në të kaluarën. Këtu, siç thoni ju, folën disa nga kryetarët e komunave që janë zgjedhur nga koalicioni “Për rindërtimin e Maqedonisë” dhe janë pjesë e VMRO-DPMNE-së. A na pëlqen ky realitet? Jo, nuk na pëlqen, këtu do t’ju them se nuk na pëlqen. Por, nëse nuk respektohet ai realitet në kuadër të funksionimit administrativ të atyre institucioneve, atëherë do të kemi problem me instancat e tjera – prokurorinë, gjyqësorin etj. A do ta punojmë atë realitet një ditë kur të kemi mundësi të ndryshojmë, ju them se po, ne punojmë. Por për momentin është realiteti në të cilin ne të gjithë funksionojmë si qytetarë të Maqedonisë dhe ai realitet është aq i dhimbshëm, poshtërues për të gjithë ne që e ndjejmë Maqedoninë dhe vetëm Maqedoninë si atdhe”, tha Mickoski në konferencën e sotme për media i pyetur nëse VMRO -DPMNE vjen në pushtet do të respektojë Marrëveshjen e Prespës.
Ai shton se kur janë sjell dhe janë nënshkruar ato marrëveshje janë premtuar shumë punë – reforma, se jetë më e mirë, arsim evropian, të cilat thotë, nuk janë realizuar dhe prandaj janë të nevojshme zgjedhje të shpejta të parakohshme dhe me këtë të mund të vijë qeveri e cila do të ketë legjitimitet nga populli dhe i cili seriozisht do të punojë në zbatimin e projekteve për jetë më të mirë të qytetarëve.