Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se duke filluar nga data 15 qershor do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.
Sipas MIE, qytetarët do të duhet të zbatojnë protokollet e rrepta të sigurisë kundër koronavirusit, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.
Ministria e Infrastrukturës thekson se njohja paraprake e masave do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive.
“Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve evropiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, thuhet në njoftimin e MIE./h.e