Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska në Bosnje ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare po krijon kriza në siç i ka quajtur ai “territoret me mbizotërim serb”.
“Vetëm naivët mund të mendojnë për hapjen e krizave në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë në të njëjtën kohë. Komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm se nuk ka përfunduar punën dhe po përpiqet të vendos pozicione fillestare për zgjidhje”, tha Dodik.
Qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare sipas Dodik është të degradojë dhe minimizojë popullin serb, njerëzit më të shumtë dhe më me domethënie sipas tij në vendet e ish-Jugosllavisë.
“Unë jam absolutisht i vetëdijshëm që ata janë duke u përpjekur të krijojnë përshtypjen se serbët janë një faktor përçarës në Ballkan. Nuk janë natyrisht”, tha Dodik.
Ai gjithashtu shprehet se strategjia e të huajve është se “vetëm një serb që është kombëtar është i mirë”.
Dodik tha se Bosnja do të shembet vetë dhe askush nuk duhet ta shkatërrojë atë.
“Një ditë, të huajt do të lodhen nga kjo. Sapo të largohen – nuk ka Bosnje. Vetëm ajo që është duke punuar do të funksionojë, pra Republika Srbska”.
Dodik ka shtuar se Kosova është shprehja më e fortë e përpjekjeve të të huajve për të zvogëluar interesin kombëtar të shtetit serb.
Kur bëhet fjalë për Malin e Zi, Dodik tha se nuk ka asnjë serb në Banja Luka dhe RS që nuk lëndohen nga padrejtësitë e popullit serb që iu bëhen atje.
Dodik ka lëshuar këto deklarata të çuditshme sot për mediat serbe duke akuzuar ndërkombëtarët se po e destabilizojnë rajonin./zeri