Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim me e përfaqësuesit e Bankës Botërore në Tiranë.
Ekonomi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në projektet për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
“Me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Tiranë, gjatë një takimi online, ku diskutuam për bashkëpunimin dypalësh në projektet për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Vlerësova mbështetjen e Bankës Botërore në realizimin e projekteve të sukseshme si rehabilitimi i 6 skemave të ujitjes dhe rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Janjari”, tha ministrja.