Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov në Këshillin e ministrave të jashtëm të OSBE-së, mbajtur me 3 dhjetor 2020 falenderoi Kryesinë Shqiptare për përgatitjen e Ministerialit në kushtet pandemike .
“Ne i jemi mirënjohës Kryesisë Shqiptare për përgatitjen e Ministerialit në kushtet e forcës madhore. Pandemia e koronavirusit është bërë një faktor shtesë i copëzimit dhe ankthit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, kriza globale edhe një herë demonstroi qartë nevojën për të punuar së bashku për të zhvilluar përgjigje sistematike ndaj sfidave të përbashkëta, për t’iu kundërvënë kërcënimeve reale, jo të sajuara.
OSBE-ja mund t`i kthehet origjinës së saj – rolit të një strukture mbështetëse mbarëevropiane për diskutimin dhe miratimin e vendimeve kolektive në fushën e sigurisë në të gjitha dimensionet e saj. Çelësi i kësaj qëndron në duart e shteteve anëtare, të cilat duhet të tregojnë vullnetin politik për kompromis, bashkëpunim të bazuar në të drejtat e barabarta dhe respektin e ndërsjellë.”
© Argumentum.