Ministeriali BE-Ballkani Perëndimor “Për Drejtësinë dhe çështjet e brendshme” nisi sot ditën e dytë në Tiranë.
Në fjalën e tij, ministrin çek i Drejtësisë Pavel Blazek tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, është përparësi për Presidencën çeke.
“Është kënaqësi për mua që u urojë mirëseardhjen këtu në Tiranë dhe jemi vërtetë të kënaqur që pas tre vitesh takohemi në Ballkanin Perëndimor. Jam i kënaqur që Presidenca e Republikës së Çekisë ka patur mundësinë të organizojë Ministerialin “Për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme” në Tiranë dhe jam mirënjohës miqve tanë nga Shqipëria që janë mikpritësit tanë. Ju e dini angazhimin e Presidencës çeke për rajonin, është përparësi për ne. Udhëheqësit tanë do të takohen pas një muaj për Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe samiti i fundit ka qenë në Bordo ku rikonfirmuan të ardhmen Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu folëm për rëndësinë e reformave dhe në veçanti për sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit si dhe luftën kundër korrupsionit”, tha ai.
Blazek theksoi se vlerat evropian janë më të rëndësishme se kurrë pas agresionit rus në Ukrainë.
“Tashmë jemi një vit më pas dhe kemi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, pikërisht këtu në territorin e Evropës dhe kjo do të thotë se angazhimi ynë për vlerat evropiane janë dhe më të rëndësishme se kurrë”, tha ai.