Vendimi për hapjen e negociatave për në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të vendoset në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten në Bruksel nga krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE.
Në mbledhjen e sotme në Luksemburg të ministrave të Jashtëm të BE-së nuk është arritur në një marrëveshje: Unanimiteti i kërkuar për fillimin e negociatave nuk u arrit në mbledhjen e këshillit të çështjeve të përgjithshme sot në Luksemburg.
Diskutimi do të vazhdojë të enjten midis krerëve të shteteve të BE dhe qeverive në samirin e 17-18 tetorit.
Franca, e cila gjithmonë ka kundërshtuar fillimin e negociatave, ishte e vetmja që i bëri veton dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, sipas ANSA-s, Holanda ka kërkuar që rrugëtimi i Shqipërisë të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut.