Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët sot, u shpreh se mbetet prioritet rrugëtimi i vendit drejt BE, duke nënvizuar se objektiv është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027.
“Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i suksesshëm për Shqipërinë dhe diplomacinë tonë me hapa të rëndësishëm për integrimin Evropian. Kemi forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë, kemi rritur angazhimet në organizata ndërkombëtare me nisma rajonale si dhe kemi ngritur më lart mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo në botë”, u shpreh Hasani.
Sipas tij, “këto përpjekje kanë kontribuar në konsolidimin e imazhit të Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe një vend me potenciale të rëndësishme për investime dhe zhvillimin ekonomik”.
“Viti 2024 filloi më angazhime të rëndësishme diplomatike për Shqipërinë. Kemi organizuar tre samite. Ishin platforma që Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm për të forcuar jo vetëm pozitat tona në rajon por edhe për të kontribuar në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus”, nënvizoi Hasani.
“Moment historik këtij viti ishin mbajta e dy konferencave ndërqeveritare midis BE-së dhe Shqipërisë. 15 tetor 2024 në Luksemburg u hap grup-kaptulli i parë i negociatave, “Themeloret”, dhe në 17 dhjetor në Bruksel u hap kapitulli 6, që ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë. Këto hapa shënuar një fazë të rëndësishëm duke i dhënë një hov të ri integrimit në BE”, tha Hasani.
“Objektivi ynë është i qartë për 2025, synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim sa të mundim nga kapitujt të cilët do të jenë të hapur deri në fund të fitit. Në fund të vitit 2027 synojmë të mbyllim të gjitha negociata teknike dhe të jemi gati për anëtarësimin në BE në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz”, tha Hasani.
Gjatë fjalës së tij, para gazetarëve nga MEPJ, Hasani nënvizoi se Kosova është prioritet kombëtar.
Ai tha se stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Serbisë janë prioritet për stabilitetin e rajonit. Hasani vuri në dukje përpara gazetarëve se Shqipëria ka dënuar aktet terroriste në veri të Kosovës.
Duke folur për marrëdhëniet me Kosovën, Hasani u shpreh se “marrëdhëniet me Kosovën janë të karakterizuara nga solidariteti i thellë dhe mbështesja njëri tjetrin në sfidat ndërkombëtare. Shqipëria e vlerëson Kosovën në thelb të politikës sonë të jashtme dhe mbetet prioriteti ynë kombëtar. Do të vazhdojmë të hapim mbështetjen të vazhdueshme për ruajtjen e stabilitetit të Kosovës. Kemi mbështetur gjithmonë dialogun e lehtësuar mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Shqipëria ka inkurajuar palët për angazhim të vërtetë për arritjen e një marrëveshje të sigurojmë paqe të qëndrueshme. Kemi ofruar mbështetje të vazhdueshme për Kosovës, që mundësitë e këtij dialogu të përfshijnë përfitime të prekshme në integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Ne kemi bërë thirrje për qëndrime të forta dhe të koordinuara ndërkombëtarisht për të dënuar aktet e dhunës e terrorit kur ato përdoren si mjete për të cenuar paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi ai.
Hasani gjatë fjalës së tij, tha se Shqipëria e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë.