Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me të ngarkuarin me punë të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca.
Balla dhe Soreca patën një diskutim të frytshëm mbi rolin kryesor të sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, njoftoi sot delegacioni i BE në Tiranë.
Ata diskutuan mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Shqipërinë për çështjet e sigurisë dhe migracionit, si dhe përgatitjen për takimin javën e ardhshme në Tiranë, të Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit në funksion të Samitit të muajit tetor.
/Argumentum.al