Pas rrëzimit të helikopterit në qytetin ukrainas Brovary kanë ndërrruar jetë 16 vetë, me ta edhe ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky. Nuk ka ende të dhëna për arsyen e rrëzimit të helikoperit.
Autoritetet ukrainase thanë se së paku 18 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në periferi të Kievit të mërkurën. Mes viktimave është edhe ministri i Brendshëm Denys Monastyrskyi, zyrtari më i lartë ukrainas që ka humbur jetën që nga fillimi i luftës 11 muaj më parë.
Policia e Ukrainës tha se nëntë nga viktimat po udhëtonin në helikopter. Helikopteri i shërbimeve të urgjencës, u rrëzua pranë një kopshti në lagjen Brovary, në lindje të Kievit, duke shkaktuar edhe vdekjen e 4 fëmijëve. 29 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Mbetet ende e paqartë nëse rrëzimi i helikopterit ishte një aksident apo pasojë e luftës me Rusinë,” ndërkohë që nuk është raportuar për luftime kohët e fundit në zonën e Kievit.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se u ka kërkuar autoriteteve të nisin menjëherë hetimet ndërsa e cilësoi ngjarjen një tragjedi të tmerrshme.
Helikopteri që u rrëzua ishte një “Super Puma” francez, i cili sipas një zyrtari të Ministrisë së Mrojtjes i ishte shitur Ukrainës në vitin 2019 dhe nuk ishte pjesë e furnizimeve që i janë dërguar Kievit pas nisjes së luftës.