Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka pranuar pasaportat e saj dhe ka lejuar hapjen e një zyre tregtare të Kosovës në Athinë.
“Ju e dini mirë që Greqia ndjek një qasje konstruktive në lidhje me Kosovën në përputhje me qasjen neutrale të Bashkimit Evropian ndaj statusit të saj”, tha ai duke nënvizuar se dy vendet kanë bashkëpunim të mirë nëpërmjet zyrave për çështje ekonomike.
Ministri Dendias, i cili takoi në Prishtinë udhëheqësit më të lartë të Kosovës, tha se Greqia mbështetë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ndërsa bëri thirrje për kujdes nga ndërhyrjet e fuqive tjera në rajon.
“Ne nuk duhet të lejojmë që fuqitë e tjera të dëmtojnë qëndrueshmërinë e brishtë të rajonit tonë duke u përpjekur të krijojnë sfera të ndikimit ose duke u përpjekur të ndërhyjnë duke iu referuar lidhjeve kulturore, historike ose fetare. Ne besojmë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së”, tha ai duke bërë thirrje për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne mbështesim plotësisht vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Unë përfitoj nga kjo mundësi sot edhe një herë, t’u bëj thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që të arrihet një zgjidhje ligjërisht e detyrueshme dhe e zbatueshme. Një zgjidhje e tillë do të bëjë mrekulli për të stabilizuar gjithë rajonin, si dhe për ta sjellë rajonin pranë familjes së Bashkimit Evropian’, tha ai.
Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se me ministrin grek janë pajtuar që në të ardhmen të avancohet statusi i zyrës së Kosovës në Athinë, nga një zyrë e thjeshtë ekonomike në zyrë interesi në çështje jo vetëm ekonomike, por edhe në fusha tjera si ato politike. Ajo tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian do të ishte ndihmesë thelbësore për qëndrueshmërinë e rajonit.
“Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën dhe Serbinë. Por, duke pasur parasysh që Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne afirmojmë që me Greqinë dhe partnerët tjerë të Bashkimit Evrpian dhe jashtë tij, të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”, tha ministrja Gërvalla.
Vete Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka shkruar në Twitter për vizitën e tij në Kosovë ditën e sotme; “Më lejoni t’ju falënderoj për mikpritjen e mirë sot në Prishtinë. Jam kthyer këtu pas ca muajsh, dhe vizita ime sot nënvizon përkushtimin tonë që t’i rrisim edhe më tutje lidhjet me ju.
Ne besojmë që i tërë Ballkani Perëndimor duhet të jetë i lidhur me gazsjellësin Trans-Adriatrik, përmes ndërlidhësve të gazit. Ne po ashtu mund të sigurojmë përkrahje dhe udhëzime në reduktimin e varshmërisë në linjit dhe ta zgjerojmë përdorimin e burimeve të energjisë së ripërtërishme. Greqia në mënyrë konsistente tash, për dy dekada, ka avokuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Qeveria e kryeministrit Mitsotakis mbetet e ankoruar fort për këtë përkushtim”.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Allow me to thank you for your kind hospitality today here in Pristina. I am coming back here just after few months, and my visit here today underlines our attachment to further enhancing our relation with you. <a href=”https://twitter.com/hashtag/Pristina?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw”>#Pristina</a></p>— Nikos Dendias (@NikosDendias) <a href=”https://twitter.com/NikosDendias/status/1400785038191517696?ref_src=twsrc%5Etfw”>June 4, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Dendias angazhohet se do të rrisë marrëdhëniet me Kosovën dhe këtë e konfirmon rikthimi i tij në Prishtinë disa muaj pas vizitës së tij të fundit në 2020.
Ai thotë se mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe i nxit palët të gjejnë një zgjidhje. Muajin e kaluar Vuçiç dha alarmin se Greqia mund të njihte pavarësinë e Kosovës dhe iu lut që mos e bënte këtë.
Ishte vetë Ministria e jashtme e Greqisë që e drejton Nikos Dendias që rrëzoi mundësinë e njohjes së Kosovës pasi ky qëndrim ishte i pandryshueshëm.
Gjithsesi Greqia duket se po mban një rol neutral në marrëdhëniet Kosovë-Serbi si dhe duket se ka interes të shtuar për të rritur marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare.
Ne nuk duhet t’i lejojmë fuqitë e tjera që ta minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë, duke tentuar që të krijojnë sfera ndikimesh apo të provojnë që ta ngulitin veten duke iu referuar afiniteteve kulturore, historike apo fetare. Ne e vlerësojmë punën e ndërmarrë nga EULEX Kosova, në të cilën aktualisht po shërbejnë disa zyrtarë grekë. Do t’i shoh ata në fund të pranisë sime këtu.
Ne e përkrahim plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Shfrytëzoj këtë rast të pranisë sime këtu që t’i nxis edhe njëherë të gjitha palët që t’i intensifikojnë përshtypjet e tyre në mënyrë që ta arrijnë një zgjidhje ligjërisht të obligueshme dhe zbatueshme. Një zgjidhje e tillë do të bëjë mrekulli që ta stabilizojë të gjithë rajonin, si dhe ta sjellë rajonin afër me familje n evropiane. Jam në kontakt shumë të rregullt me mikun tim dhe ish-kolegun, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak. Do të doja që ta nënvizoj përkushtimin e Greqisë në operacionin e gjatë të NATO-s. Do të vazhdojmë që ta përkrahim atë që ta përmbushë mandatin e vet në një mënyrë fer dhe të paanshme.’’- tha Dendias.
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas takimit me diplomatin grek, Dendias. Kurti shkruan se i ka bërë një kërkesë në takim ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, që Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu ai i bëri me dije se takimi i tij me Vuçiçin në Bruksel do të ishte për dialogun teksa shtoi se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.
Po ashtu Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj.
Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve. Në këtë kontekst, Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë.
Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.
Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.