“Shqipëria tashmë ka arritur shumë. Tani është momenti për të filluar bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri”.
Kështu mësohet se ka deklaruar sot Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, në takimin me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
“Shqipëria tashmë ka arritur shumë. Nevoja për të bërë përparime të mëtejshme në reformën gjyqësore, në votime, në pajtimin rajonal, në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që së shpejti të mund të fillojë negociatat e pranimit në BE”, u shpreh ai.
Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Balla shprehet se “kur është fjala për rrugën europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, Ministri i Shtetit për Evropën Michael Roth mbetet një mbështetës i fortë dhe i përkushtuar”.
Po ashtu, Balla shton se Roth ka theksuar se tani është momenti për të filluar bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri. Ndërsa mbajtja e regjimit të vizave për Kosovën, sipas Roth, është një turp.