Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha të enjten, rezoluta e fundit e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për hyrjen e një avioni civil kinez në hapësirën ajrore të SHBA-së injoron faktet themelore dhe nuk është gjë tjetër veçse manipulim politik dhe zhurmë keqdashëse.
Kina i kërkon me forcë Kongresit të SHBA që të respektojë faktet, frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe normat bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, të ndalojë menjëherë shpifjet ndaj Kinës dhe të ndërmarrë veprime që përshkallëzojnë situatën, tha Wang.
/Argumentum.al