Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një ministeriali të mbajtur në Budapest, zhvilloi takime bilaterale me disa prej kolegëve ministra.
Balluku bëri të ditur se u takua me ministrin për Transportin në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolovski, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Transporteve të Italisë, Mateo Salvini, ministrin e Infrastrukturës në Greqi, Christos Staikouras, ministren e Transportit në Malin e Zi, Maja Vukiqeviq, ministren e Transportit të Malit të Zi, si dhe Matej Zakonjsek, drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit.
Balluku bëri të ditur se temë e bisedimit ishin projektet e përbashkëta strategjike siç është Korridori VIII apo edhe projekte të tjera, në dobi të rajonit tonë dhe të Bashkimit Europian në tërësi.
Balluku ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Transportit, organizuar nga Qeveria Hungareze, e cila mban Presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, duke nisur nga konkurrenca që krijohet përmes ndërlidhjes së transportit, veçanërisht atij hekurudhor, e ku në këtë pikë mbështetja e BE-së është një element i rëndësishëm.
Temë e diskutimit ishin edhe korridori VIII dhe ai X janë dy prej projekte të mëdha europiane, pjesë e të cilëve është edhe Shqipëria, e ku ajo bëri të ditur se vendi ynë ka avancuar ndjeshëm për jetësimin e tyre.
Zv/kryeministrja vuri në dukje se përmes tyre forcohet lidhja, jo vetëm mes vendeve të rajonit, por edhe më gjerë.