Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Znj. Elisa Spiropali ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Azerbajxhanit për Shqipërinë dhe Greqinë, z.Anar Huseynov, ku në fokus janë marrëdheniet dy palëshe dhe intesifikim të tyre në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.
“Me Ambasadorin e Azerbajxhanit për Shqipërinë dhe Greqinë, z.Anar Huseynov. Diskutuam me ambasadorin për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve dhe qeverive tona.
Rritja e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët në sferën e turizmit, ekonomisë dhe tregtisë mbeten çështje me prioritet në zhvillimet e mëtejshme e me interes të ndërsjellë”, shkruan në rrjetet socaile znj.Spiropali.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fespiropali%2Fposts%2F461289515363488&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”773″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>