Ministrja Gjermane për Europën dhe klimën, Anna Luhrmann ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Ajo është pritur nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ajo ka thënë se Gjermania është angazhuar për nisjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Sipas ministres gjermane, janë bërë hapa përpara në këtë drejtim dhe kanë marrë sinjale pozitive nga Bullgaria, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po pengon këtë proces.
“Për ne është e një rëndësie thelbësore për të ecur në këtë rrugë në nisje e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.