Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës zyrtare në Japoni u takua me ministrin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, KATSUMATA Tataaki.
Gjatë takimit, ministrja Krifca vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, teksa vuri theksin në rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare në tregun japonez.
“2022 shënoi një vit me rezultate konkrete të bashkëpunimit me Japoninë, ku ne nisëm eksportin e një produkti të rëndësishëm, siç është ai i peshkut ton. Një nga pikat e diskutimit tim, ka qenë që ne, të marrim edhe mbështetjen e Japonisë për rritjen e kuotave të eksportit të tonit, pasi Shqipëria ka tashmë infrastrkturë dhe kapacitete për të shtuar prodhimin, nëpërmjet fermave të akuakulturës që operojnë me standardet e kërkuara dhe mjaft të larta që ka Japonia”, tha ministrja Krifca.
Gjithashtu vijoi ministrja, kemi kërkuar edhe një mundësi, që të hiqen tarifat e dyfishta, që aktualisht Japonia aplikon.
Në këtë vizitë zyrtare të drejtuar nga kryeministri Rama, delegacioni shqiptar zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me fokus rrijen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Ministrja Krifca veçoi dy ndër takimet e rëndësishme që lidhem me bujqësinë.
“Ne bëmë një prezantim të produkteve dhe sektorit bujqësor, në një takim me Dhomën Kombëatre të Tregtisë në Japoni, ku pati mjaft interes për prodhimet tipike shqiptare bujqësore. Në takimim me komunitetin e biznesit japonez, të pranishmit degustuan disa nga prodhimet shqiptare si mjalti, vaji i ullirit dhe vera, teksa prodhuesit ekselentë shqiptar diskutuan nga afër për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare dhe nënshkrimin e kontratave”, vuri në dukje Krifca.
Ministrja u shpreh me kënaqësi, për vijueshmërinë apo dhe kontratat e reja të bashkëpunimi që vendosën disa prej sipërmarrësve shqiptar me biznesin Japonez, për prodhimet bujqësore dhe specifikisht në fushën e bimëve mjekësore.
“Jemi këtu me punë konkrete për të ekspozuar sa më mirë ekselencën shqiptare në bujqësi”, deklaroi ajo.
Duke u ndalur në takimin me Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Somelierëve të Japonisë, një figurë e njohur botërisht në këtë fushë, si fitues edhe i çmimit “Somelieri më i mire në botë “ në vitin 1995, i cili udhëhoqi një proces degustimi të prodhimeve të verës autoktone shqiptare, ministrja Krifca tha se, “më erdhi mjat mirë të dëgjoja prej tij, se vera shqiptare ka karakteristika unike dhe është një verë që mund të shoqërohet mjaft mirë edhe me ushqimin japonez”.
“Përmes takimeve të tilla i hapin rrugën prodhimeve bujqësore ekselente shqiptare drejt një tregu prej më shumë se 130 milonë banorë”, theksoj Krifca, teksa shpehu angazhimin se, për vijueshmërinë e bashkëpunimit dhe krijimin e urave të reja që çojnë përpara bujqësinë shqiptare “.
Takimi mes ministrave Krifca dhe Tataaki u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që një delegacion i qeverisë shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama po zhvillon në Japoni, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve.
/Argumentum.al