Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev dha lajmin se pas pushimeve të fundvitit shkolla do të fillojë në datën 11 janar.
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.
Ndërkohë në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor.
Ndërsa, studentët zhvillojë online procesin mësimor.