Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të kuvendit të Katërt të Alternativës Shqiptare që u zhvillua sot në Tuz, Mal të Zi.
Spiropali gjatë këtij aktiviteti u takua edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili ka lidhur aleancë me disa nga partitë politike shqiptare.
Spiropali shprehet në një postim në në rrjetet sociale sde “e urova Nik Gjeloshajn, kryetarin e partisë Alternativa Shqiptare që udhëheq koalicionin Forumi Shqiptar, për rezultatin në zgjedhjet e fundit dhe zgjedhjen e tij për të dytën herë radhazi kryetar i Malësisë së Tuzit”.
Ajo thekson se është një fitore e merituar falë vizionit, përkushtimit dhe bashkimit të faktorit shqiptar, për zhvillimin e Malësisë për të gjithë pa dallim.
“Të bashkuar jemi më të sigurtë dhe më të aftë për të parë në sy sfidat e komplikuara që na vë përpara koha, me sytë drejt bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Kënaqësi takimi dhe biseda me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, që është kthyer në një pikë referimi dhe bashkëpunimi për të gjithë faktorët progresistë në Mal të Zi”, theksoi Spiropali.
/Argumentum.al